Nga: ZONJA ENEIDA

3 patate të mëdha
Djath gouda ose mocarela
2 feta proshutë
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
Majadanoz

Patatet i ndajmë në mes dhe i ziejmë derisa të zbuten. Më pas u heqim pjesën e brendshme duke lenë mjaftueshëm tek muret që patatja të mos shpërbëhet. Pjesën që hoqëm e shtypim me pirun dhe shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, djathin dhe proshutën në copëza te vogla. E trazojmë mirë dhe mbushim patatet. Nga lart vendosim prapë djath që të shkrijë dhe i pjekim në furrë në 220 gradë derisa të shkrijë djathi dhe të marrë ngjyrë të artë lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb