NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
4 patate të mëdha
2 lgj gjalpë
200 gr fasule të kuqe
100 gr djathe të verdhë
Përgatitja
Fillimisht lajmë mirë patatet dhe ashtu siç janë me lëkurë i vendosim të piqen në furrë për 40-45 minuta. I nxjerrim patatet e pjekura nga furra dhe i shtypim me anë të një luge për të krijuar një hapësirë për mbushje. Vendosim disa copëza gjalpi tek hapësira e krijuar e çdo patateje dhe i rivendosim përsëri në furrë dhe për 5 minuta të tjera.
Pas këtij minutazhi i nxjerrim përsëri patatet nga furra dhe i mbushim me fasulet e kuqe të zjera. Më pas mbi mbushjen me fasule vendosim djathë të verdhë të grirë në rende.