NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 patate të mëdha
200 gr peshk ton
200 gr misër
2 lgj majonezë

Përgatitja

Fillimisht lajmë mirë patatet dhe ashtu siç janë me lëkurë i vendosim të piqen në furrë për 40-45 minuta. I nxjerrim patatet e pjekura nga furra dhe i shtypim me anë të një luge për të krijuar një hapësirë për mbushje. Vendosim disa copëza gjalpi tek hapësira e krijuar e çdo patateje dhe i rivendosim përsëri në furrë dhe për 5 minuta të tjera.

Pas këtij minutazhi i nxjerrim përsëri patatet nga furra dhe i mbushim me një masë të përgatitur me peshk ton, misër dhe majonezë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb