Nga: ZONJA KATERINA

5-6 patëllxhanë, 4-5 kokrra domate, 1-2 thelpinj hudhër, 100-150 gr djathë të bardhë, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 tufë majdanoz, 1 tufë nenexhik Borzilok të freskët, kripë, piper.

Patëllxhanëve u qërojmë lëkurën vetëm ne dy anë dhe më pas i presim në feta për së gjati. Pasi i lajmë mirë me ujë, i spërkasim me kripë, piper dhe vaj dhe i vendosim të piqen në një tigan të nxehtë që nuk ngjit. Mund të perdorim dhe kapak për të përshpejtuar pjekjen dhe për të na zbutur patëllxhanët.

Ndërkohë grijmë domatet në rende dhe i vendosim në një tenxhere të ziejnë me dy lugë vaj ulliri, kripë dhe piper. I lemë domatet të ziejnë derisa të krijohet një salcë e lidhur.

I sërvirim patëllxhanët ose duke i bërë role të mbushura me salcë domate, djathë të bardhë, hudhrat të grira në rende dhe erëzat (borzilok, nenexhik) ose duke vendosur brenda salcës së domateve, erëzat, hudhrat dhe djathin e bardhë dhe duke i serviruar më pas në pjatancë me shtresa patellxhanë – salcë. Në momentin e fundit të servirjes i bëjmë një spërkatje me pak vaj ulliri dhe erëza të freskëta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb