NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
8 patёllxhanё
2-3 kokrra qepё
4-5 thelpinj hudhёr
3-4 kokrra domate
1/2 lgj salcё domate
½ lk sheqer
4-5 lgj vaj ulliri
1 tufё majdanoz
Kripё, piper
Përgatitje
Pasi kemi larё dhe pastruar patёllxhanёt, i bёjmё njё hapje nё mes jo plotёsisht. Me ndihmёn e thikёs largojmё pak nga pjesa e brendshme e patёllxhanit. Mё pas i vendosim patёllxhanёt nё ujё tё bollshёm me pak kripё.

Qepёt i grijmё hollё nё gjysёmrrathё dhe i kaurdisim duke vendosur mё parё nё tigan vajin e ullirit. Mё pas shtojmё hudhrat tё prera nё gjysёm. Shtojmё domatet, tё cilat dy do tё grihen nё kubikё tё vegjёl dhe dy tё tjera nё rende. I kaurdisim pёr pak minuta mё pas shtojmё salcen, pak sheqer, kripё, piper dhe vazhdojmё kaurdisjen derisa domatet tё zbuten.

Ndёrkohё kullojmё patёllxhanёt nga uji, i shpёlajmё dhe i thajmё mirё. Patёllxhanёt i pёrgatisim nё dy mёnyra: I vendosim nё rradhё nё tavё tё spёrkatura me pak vaj dhe kripё dhe i vendosim nё furrё tё nxehtё pёr 10-15 minuta, ose mund ti vendosim nё njё tigan qё nuk ngjit spёrkatur me vaj dhe kripё tё mbuluar me kapak qё tё zbuten.

Mё pas patёllxhanёt i mbushim, i vendosim nё rradhё nё tavё, shtojmё gjysёm gote ujё tё ngrohtё dhe i vendosim nё furrё nё temperaturёn 180 gradё Celsius pёr 45-50 minuta.
(da.xha/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb