Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 patëllxhanë
2 kuti konservë ton
150 ml salcë domatesh
80 gr krem djathi
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Përgatitja
Patëllxhanët i ndajmë në mes, u heqim mbushjen dhe i vendosim në tavë me pak vaj ulliri. I pjekim me 200 gradë për 15 minuta.
Mbushjen e presim në kubikë dhe e skuqim në tigan me vaj ulliri. Shtojmë salcën e domates dhe vazhdojmë skuqjen. Shtojmë tonin, kremin e djathit, kripë dhe piper të zi. Mbushim patëllxhanët e pjekur, shtojmë pak vaj ulliri lart dhe i vendosim prapë në pjekje për 20 minuta akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb