Drejtori i kabinetit të kreut të PD-së, Akil Kraja tregon momentet kur u godit lideri i opozitës gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Duke folur në një intervistë në “Neës 24” ai shprehet se frika më e madhe në ato momente ishte agravimi i situatës.

Si e mësuat goditjen e Berishës në protestën e 6 dhjetorit?

Protesta e 6 dhjetorit ishte akti më europian që mund të bëhej atë ditë. Nga njëra anë ishte një aktivitet propagandistik i qeverisë që kërkonte të shfaqte një realitet të gënjeshtërt. Nga ana tjetër ishte një protestë paqësore dhe demokratike. Në atë moment isha afër urës dhe si shumë deputetë të tjerë, po prisnim Berishën të na afrohej. Të gjithë në atë moment u bllokuam, patëm frikë, hezitim.

Kishit frikë se mund të shkonte më keq?

Patjetër. Ne ishim te Hotel Dajti, ndërsa agresioni ndodhi te ura e vogël te Kisha Katolike. Këto janë momente ku dalin në pah dhe kapacitetet politike dhe njerëzore. Nuk kaluan pak minuta që ndodhi dhe Berisha u ngjit në podium për të dhënë mesazhin që ne jemi këtu për demokracinë.

Keni fakte të tjera për agresorin?

Individi është kontigjent i policisë dhe përdorej nga policia për çështje droge. Është konfirmuar që kemi të bëjmë me një individ që ka këtë lidhje. Ishte një atentat që dështoi. Atentatori që kërkonte të dëmtonte protestën ishte i lidhur me policinë. Kush kishte interes që ky aktivitet demokratik të dështonte? Edi Rama. Interesi i tij është evident.

Keni komunikuar me Berishën?

Ditën e protestës fjalimi i tij ishte i plotë. Më la një porosi pune në 1.30 të natës. Ishte para kompjuterit. Jemi në një realitet kur vetëm terrori mund ta mbajë këtë presion. Ai goditi Neës 24. Toleruam Agon Channel të mbyllet, ja ku jemi sot që nuk kanë më barriera dhe godasin fizikisht përmes strukturave të policisë.

Berishën e shihni më të motivuar?

Ishim sot në mëngjes të prisnim Stipe Mesiç, një figurë të jashtëzakonshme të Ballkanit. Opozita shqiptare sot në sytë e europianëve të vërtetë është vetëm një, PD e Rithemeluar, një forcë politike që drejtohet nga Sali Berisha. Edi Rama me aktin e ulët, të turpshëm, criminal vetëm sa e ka forcuar angazhimin e demokratëve. Ne jemi më të bashkuar se kudo. Opozita është goditur që prej momentit kur u godit Agon Channel. Sot ky përshkallëzim i përditshëm, skandal pas skandali, bën më shumë dhunë për të mbuluar skandalin. Shembja dy ditë para Samitit të një investimi të lidhur me Neës 24 është një akt terrorist i qeverisjes së Ramës. Aty ku goditet liria e shtypit, goditet edhe pluralizmi politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb