“Me fitoren kundër Atalanta-s nuk ndryshoi asgjë e rëndësishme, mbase vetëm fakti që jemi të vetëdijshëm se do jemi protagonist deri në fund”. Me këto fjalë e nisi Beppe Marotta analizën për Interin e tij duke shtuar: “Patëm një handikap misterioz, nuk arrinim ta kuptonim se çfarë po ndodhte, më pas trajneri dhe lojtarët gjetën rrugën e duhur për të dalë nga ajo situatë.

Marotta
Marotta

Në janar përballemi me Napolin? Edhe vitin e shkuar Napoli ishte në krye, me 36 pikë, këtë vit kanë 5 pikë më shumë dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme, por asgjë nuk përfundon këtu. Deri në fund janë edhe 23 ndeshje, 69 pikë në tavolinë, pra nuk mendoj se sfida kundër Napolit më 4 janar do të jetë përcaktuese”, theksoi Marotta duke u ndalur më pas tek dy lojtarë, Dzeko dhe Lukaku:

Dzeko Lukaku
Dzeko Lukaku

“Dzeko e meriton rinovim, por duhet të kuptojmë edhe vullnetin e tij. Lukaku pësoi një dëmtim të pa parashikuar, shpresoj të jetë në fushë më 4 janar”, u shpreh ndër të tjera drejtori i deleguar i klubit zikaltër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb