Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor publikon listën me personat që kanë gati lejet e drejtimit të mjetit në të gjithë vendin. Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për t’u tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Nga dje janë gati kartonët për të gjithë personat që kanë përfunduar kursin dhe kanë kaluar provimin e teorisë dhe të praktikës. “Gazeta Shqiptare” publikon listat e plota të të gjitha qarqeve.

Njoftimi
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka publikuar në mënyrë periodike listat për ata që mund të paraqiten të tërheqin lejen e drejtimit sipas datës kur kanë aplikuar. Në një njoftim në faqen e saj, DPSHTRR ka renditur një listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit, ku disa datojnë nga marsi i këtij viti dhe më të fundit i përkasin qershorit. Për çdo rast DPSHTRR ka bërë të qartë se për çdo problem mund të merrni zgjidhje nga institucioni duke iu shkruar në email.

“DPSHTRR, Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për t’u tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë që t’i drejtohen me e-mail institucionit për çdo ankesë, parregullsi apo sqarim në adresën [email protected]”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb