Pushuesit flasin të tronditur nga të shtënat me armë zjarri në Radhimë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë “BalkanWeb” rrëfime nga vendngjarja të turistëve, të cilët thonë se janë tronditur nga të shtënat. Madje, ka dhe nga ata që thonë se do të largohen nga plazhi.

Turisti: Kishte shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Njerëzit u larguan me vrap. Unë kisha çupën me gjithë djalë dhe ikën me vrap, ndërsa të tjerë u fshehën këtu. Kishte shumë njerëz në plazh.

Turistja: Isha këtu me burrin, me çupën dhe me nipin. I thashë çupës merr djalin dhe ik, dhe pastaj ata ikën. U shqetësuam. Dëgjuam shumë krisma. Policia erdhi shpejt, edhe ambulanca. Jemi të frikësuar, nuk mund të rri më këtu, do i them burrit hajde të ikim në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb