Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbardhur takimin me homologun Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në SHBA ku ka siguruar se nuk ka pasur ofertë për zgjidhjen e marrëveshjes.

Thaçi tha se në atë takim u sigurua vullneti i mirë për arritjen e marrëveshjes nën udhëheqjen e SHBA por është shprehur se njohja reciproke do të ndodhë. Presidenti i Kosovës po ashtu thotë se marrëveshja finale Kosovë- Serbi do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën si dhe do të miratohet nga Kuvendi.

 

”Njohja reciproke me Serbinë do të ndodhë. Dotë jetë në përputhje me Kushtetutën dhe do të miratohet në Kuvend.
Nuk ka pasur diçka që është ofruar në mënyrë substanciale. Por ishe zotimi i SHBA për të vijuar arritjen e marrëveshjes. Arritja e marrëveshjes do të jetë lehtësisht në përputhje me Kushtetutën.

Njohja reciproke me Serbinë do të ndodhë. Dotë jetë në përputhje me Kushtetutën dhe do të miratohet në Kuvend.
Nuk ka pasur diçka që është ofruar në mënyrë substanciale. Por ishe zotimi i SHBA për të vijuar arritjen e marrëveshjes. Arritja e marrëveshjes do të jetë lehtësisht në përputhje me Kushtetutën.”- tha Hashim Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb