PATOS

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në Patos, aty ku kishte planifikuar fushatën për zgjedhjet lokale të  30 qershorit.  Simpatizantët dhe mbështetësit e PD-së kanë bllokuar rrugën kryesore, çka ka detyruar shefin e qeverisë të zgjedhë një rrugë tjetër për të shkuar në takim me banorët e Patosit.


Shefi i qeverisë u prit me protesta edhe  një ditë më parë në Librazhd, ndërsa Policia arrestoi shtatë protestues, ndërsa procedoi në gjendje të lirë 16 të tjerë.

Të pranishëm me protestuesit janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: