PATOS – Një 14-vjeçar nga Patosi është dërguar në spitalin e Fierit me plagë në duar, për shkak të përdorimit të pakontrolluar të fishekzjarreve.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 14-vjeçarit me iniciale O.M. i ka shpërthyer në duar një fishekzjarr, teksa përpiqej ta ndizte për ta shpërthyer në ajër.

Fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën, por mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi shpërthimi i ka shkaktuar plagë të rënda në të dyja duart.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: