PATOS-Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë në policinë e Patosit ku kishte shkuar për të bërë një denoncim. Viktima është Fatmir Muskaj.

Familjarët bëjnë me dije se 59-vjeçarit i ra infarkt në rajonin e policisë. Ata ankohen se kanë katër orë që presin të tërheqin trupin e pajetë dhe nuk kanë mundur ta marrin. “Na thonë që mungon mjeku ligjor në morg. Na thonë se mjeku ka shkuar në Vlorë”- shprehen familjarët.

Edhe policia e Fierit deklaron se 59-vjeçari është paraqitur me familjarët për të bërë denoncim por ka pësuar infarkt.
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: