PATOS– Sektori 5 i naftës në Patos është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit, pro mësohet se si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa rrënjë ullinj dhe shkurre. Fatmirësisht, mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit, dhe po vijon puna për shuarjen e tij.

Por kështu, për shkak të terrenit të thyer, po punohet për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: