Patriariku serb, Irinej njihet për deklaratat e tij të forta kundër Kosovës. Ndaj edhe këtë herë ai ka provokuar, teksa i thur lavde presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas patriarikut serb, Vuçiç po lufton si luan për Kosovën, në kushte të pabarabarta.

“Shpresa dhe ngushëllimi dëshmojnë se ai vazhdimisht deklaron se nuk do të imponojë vullnetin e tij dhe zgjidhjet e tij të mundshme, por do të respektojë vullnetin e tij dhe popullit edhe nëse nuk pajtohet me të. Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme, para së gjithash në shërbim të drejtësisë, lirisë, paqes dhe jetës për të gjithë”, tha ai për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb