SERBI– Provokimeve të vazhdueshme të politikanëve serbë nga Beogradi por edhe nga veriu ndaj Kosovës, sot iu është shtuar provokimi i radhës nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, transmeton Koha.net.

Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombësit duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë.
“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”- ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.

“Ne, lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilën Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”, citon FoNet kumtesën e Kishës Ortodokse serbe.

Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: