Paraqitja e tij nudo në sezonin e tretë të “The White Lotus” ishte e mjaftueshme për ta bërë Patrick Schwarzenegger emrin më të përfolur në serial.
Aktori 32-vjeçar, djali i Arnold Schwarzenegger, luan një të ri të privilegjuar që mbërrin në një resort tajlandez me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij për të shijuar pushimet e tyre. Djali i një krimineli, Saxton Ratliff, i luajtur nga Schwarzenegger, flirton pandërprerë dhe nuk e ka problem të ecë lakuriq në të njëjtën dhomë hoteli me vëllain e tij të vogël.
Pak javë pas premierës së sezonit të tretë, Patrick Schwarzenegger donte t’u jepte ndjekësve të tij në internet një pamje të asaj që ndodhi në prapaskenë, duke postuar disa foto nga prapaskenat në llogarinë e tij personale në Instagram. Në fotot që ka ndarë me fansat e tij, aktori 32-vjeçar pozon me pjesën tjetër të kastit të serialit në një varkë. “Çfarë mund të shkojë keq?” , ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit të tij.
View this post on Instagram