Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve.

Helga Vukaj në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator tha se ndihej e kërcënuar për shkak dhe të funksionit që ka. Ajo theksoi se patronazhisti që PS kishte vënë në dispozicion për të mbikqyrur atë dhe i dinte edhe numrin e banesës merrej në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.

“Si individ dhe më pas do marr profilin që më takon, në momentin kur dëgjoj që përndjekësi im, apo patronazhisti im që ka luajtur të dhënat e mia deri në numrin e banesës time, imagjinoni sa të rriskuar ndihemi ne të pavullnetshmit. Unë që nuk kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna, edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ –së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjes nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve. Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje.

Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brenddshëm: Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO.

Jam shtetase e në vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit.”- tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb