Partia Demokratike do të mbledhë këtë pasdite, në orën 18:00, Kryesinë, ku në fokus do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat opozita i ka cilësuar si “masakër zgjedhore”.

Nga selia blu, gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” detaje nga mbledhja e Kryesisë, prej ku tha se priten vendimmarrje të rëndësishme.

Referuar burimeve nga PD, gazetari Stafa tha se pjesë e diskutimeve në Kryesi do të jenë edhe patronazhistët dhe ndikimin e tyre në zgjedhje. Sipas PD, ka të dhëna konkrete për mënyrën se si patronazhistët bindën me forcë qytetarët të votonin për socialistët.

Më tej, gazetari Stafa deklaroi se “Ka disa elementë të tjerë në PD, që lidhen me faktin se nëse PS fiton zgjedhjet, do të lërë grupet kriminale të kultivojnë kanabis”.

Një pikë e tretë lidhet me miratimin e urdhrit të ngritjes së Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sot do të publikohet lista e anëtarëve, që do të garojnë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb