Patronazhistët janë rikthyer sërish në qendër të diskutimit pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për televizionin francez France24. Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë diskutuar sot në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24, duke dhënë analizën e tyre.

Sipas Zhejit, në Shqipëri nuk ka një strukturim të shtresës dhe Rama ka kuptuar që duke bërë aleancë me këta që janë bërë sipërmarrës dhe duke krijuar rrethin e bojarëve, arrin të kontrollojë në një dorë të vetme.

“Mund të pajtohem me kryeministrin në qoftë se psh sipas denoncimit që është bërë të dhënat e patronazhistëve të ishin të dhënat e e-albania, në qoftë se të dhënat e e-albania janë publike atëherë ka të drejtë.

Ndoshta në strukturimin e shoqërive të parazhvilluar, që akoma nuk janë të zhvilluar, jemi një shoqëri që kemi kaluar nga feudalizmi në një industrializëm të sforcuar. Nuk kemi një identitet shtrese. Në qoftë se shkon në Itali, ke fabrikat e mëdha, uzinat të industrisë kimike, hekurudhat, Fiatin, ka qindra mijëra punonjës që kanë një koshiencë në raportin e tyre me punën, me të padrejtën, kanë një koshiencë, një ndërgjegje të konsoliduar, nëse flet, analizon ke një audiencë të kolauduar që të të ndjek. Këtu kemi një problem se nuk e di kujt audience i flet. Kemi një larushi pa identitete. Këtu kap ça të kapësh, shesim fiq, shesim majdanoz, bëjmë biznes.
Këtu nuk ka një strukturim të shtresës dhe Rama ka kuptuar që duke bërë aleancë me këta që janë bërë sipërmarrës dhe duke krijuar rrethin e bojarëve, që në mesjetë quheshin feudalë dhe këtu është ndarë territori, duke bërë një aleancë me të gjithë këta, arrin të kontrollojë në një dorë të vetme”, deklaroi Zheji.

Lubonja deklaroi se Rama gënjen dhe se jemi karikatura e kapitalizmit.
“Lidhur me patronazhistët, në thelbin e vet fenomenin e patronazhistëve e shikoj si fillimin e thellimit të asaj që e quaj partia-shtet. përdor të dhënat e shtetit për të klasifikuar njerëzit dhe për të forcuar pushtetin.
Rama gënjen në mënyrën më surreale në Shqipëri. Mjafton të shikosh komentet e patronazhistëve, për të treguar që gënjen dhe ka shkelur një ligj. Ata gazetarët nuk dinë atje.
Zheji foli për një konglomerat çfarë përfaqëson partia shtet. Partia shtet tenton të përfaqësojë që të gjithë. Ne jemi karikatura e kapitalizmit. Me një grusht njerëzish sundon ata që janë të paatomizuar. Ky është sistemi por ne jemi karikaturë pse, sepse nuk e kemi krijuar sistemi imunitar. Ne kemi kaluar nga diktatura në këtë post-demokraci, ose ndryshe nga një kolektivizim i detyruar, në një formë tjetër nomeklature, të cilët pjesën tjetër e mbajnë të paatomizuar. Nga diktatura në post demokraci, pa kaluar në demokraci. I bie t’i rezistojmë kësaj diktature, të luftojmë partinë shtet. Kam qenë i idesë më mirë 3 banda se një bandë se përfaqësojnë interesa të ndryshme, por nga ana tjetër duhet dhe ky ndërgjegjësimi çfarë shtrese i përkas. Këtu lind problemi tjetër i një ekonomie të shëndoshë. Nëse sjell bangladeshas këtu nuk mund të kenë ndërgjegjësim”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb