Paul McCartney godet marketet e hapura kineze. Ish anëtari i Beatles, vegjetarian prej vitesh, gjatë një interviste në programin radiofonik të Howard Stern, e ka cilësuar ‘një zakon mesjetar’ atë të të ngrënin lakuriq nate, duke cituar një teori, sipas të cilës epidemia e koronavirusit ka nisur pikërisht nga përdorimi i tyre për ushqim.

Një nga rastet e para me koronavirus është diagnostikuar pikërisht tek një punëtor në tregun e peshkut në Wuhan. ‘Shpresoj që skenari aktual i kësaj situate ta bëje qeverinë kineze të thotë: Ok duhet të mendojmë më shumë për higjenën në këto vende’- ka thënë Mc Cartney-Kushdo qofshin përgjegjësit e gjithë kësaj janë në luftë me gjithë botën’.

Përsa i takon hipotezës së paverifikuar asnjëherë, se kalimi i virusit nga kafshët tek njerëzit ka ndodhur si pasojë e këtyre përdorimeve kulinare, McCarrtney sqaron:’Le ta themi.Të hash lakuriq nate është një zakon mesjetar-ka thënë sir Paul drejtuesit të emisionit-Shumë njerëz po vdesin për çfare?Për faj të këtyre zakoneve mesjetare’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb