Mos prisni që Paul McCartney të ndjekë shembullin e Elton John apo të kolegëve të tij të nderuar duke u shpërngulur në Las Vegas, për të bërë koncerte fikse, që mund të zgjasin për vite të tëra. Gjatë një interviste për GQ, ish anëtari i Beatles ka qenë i qartë, duke përjashtuar kështu çdo mundësi dhe duke shuar ëndrrat e fansave të tij:’Është një gjë që jam përpjekur ta evitoj gjithë jetën time. Ideja nuk më ka tërhequr asnjëherë. Las Vegas është një vend ku shkohet për të vdekur, apo jo? Është varreza e elefantëve’.

Ndërsa përsa i takon një periudhe show në Broadëay( si ato të mbajtura nga Springsteen nga 2017 dhe 2018) duket se është dakord. “Disa duan që unë ta bëj, sepse thonë që kam shumë këngë, por një nga motivet që më pengon në këtë moment është sepse Bruce sapo e ka bërë këtë’’.Edhe pse nuk është kundra koncerteve në Broadway, McCartney ka shpjeguar se preferon të këndojë me grupin e tij’, qoftë për një publik të madh apo të vogël.

‘Për momentin do vazhdoj me koncertet e mia live dhe nuk e di nëse më pëlqen një spektakël i tërë i këtij lloji’, shton Poul. Ndër të tjera në 31korrik doli edicioni deluxe i ‘Flaming Pie’, një nga disqet e solistit, e publikuar në 1997. Në riedicionin e ri ka qenë i ftuar edhe Ringo Starr që është kthyer të luajë me ish shokun e tij “Beautiful Night”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb