Marrëdhënia mes Paul Pogba dhe Juventus është gjithnjë e më pak e fshehtë. Kontaktet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Realiteti është ky: Mesfushori francez ka nxitur menaxherin e tij Mino Raiola që të favorizonte kalimin te Juventus verën e ardhshme kur përfundon kontrata me Manchester United, pavarësisht propozimeve joshëse nga Real Madrid dhe PSG.

Kjo linjë preferenciale ka padyshim pasoja ekonomike për futbollistin, duke pasur parasysh se klubi i United i garanton atij një pagë prej 14 milionë neto plus bonuse të konsiderueshme.

Juventus nuk arrin në këto shifra, më saktë nuk ka arritur kurrë për ndonjë lojtar, përjashto Cristiano Ronaldon. Nuk mund të përjashtohet që Pogba të heqë dorë nga diçka, nëse kontrata e re me bardhezinjtë do të ishte trevjeçare, pra deri në vitin 2025.

Një gjë është e qartë, Pogba dëshiron të jetë lider, prandaj ka zgjedhur Juventus, një ambient të cilin e njeh mirë. Ndryshe do të ishte transferimi te Real Madrid, ku Mbappe dhe Benzema do ta linin në hije. E njëjta situatë edhe te PSG, me yje si Messi dhe Neymar, Pogba do të ishte një lojtar i zakonshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb