Dëmtimi i Paul Pogba menjëherë pas firmës me Juventusin ka shqetësuar jo pak kampin torinez. Të reja të rëndësishme vijnë ditëm e sotme nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se mesfushori duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
Në të tilla kushte, rikthimi në fushë parashikohet të ndodhë pas 40-60 ditësh. Objektivi kryesor është prezenca në Botërorin e Katarit.Asgjë nuk mund të thuhet me siguri për momentin, sakaq te Juvja dhe te Franca shpresojnë që periudha e rikuperimit të lojtarit të mos zgjasë shumë.
(BalkanWeb)