Paul Pogba do të largohet nga Man.United në fund të këtij sezoni, ky është një fakt të cilin e konfirmoi pak ditë më parë edhe vetë trajneri Ralf Rangnick. Mesfushori francez po pret vetëm fundin e këtij sezoni për të nisur një aventurë të re.

Nga “Old Traford” do të largohet falas, por me sa duket “gjeli” e ka me nxitim, por numëron ditët kur do të jetë më në fund i lirë. Francezi ka filluar ti paraprijë gjërave teksa hapi i radhës ka qenë largimi nga grupi chatit në WhatsApp.

Sub
Sub

Sipas mediave Angleze, Pogba i ka rrëfyer edhe shokëve të ekipit këtë vendim. Pavarësisht se Pogba kërkon ti tregojë tifozëve dhe opinionit se është ende me mëndje te Man.United, ku kërkon të jap gjithçka për ekipin deri në sekondat e fundit, veprimit e tij tregojnë të kundërtën, e fundit është dalja nga grupi i WhatsApp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: