Paul Pogba, mesfushori i Francës, ka qenë më i kritikuari deri më tani te skuadra e “gjelave”. Performanca e dobët solli që tifozët të votojnë për mosprezencën e tij në formacionin titullar, por gjithsesi Deschamps nuk ia ka vënë veshin atyre.

Ajo që bën përshtypje është se këto kritika duket se kanë ndikuar te vetë futbollisti. Në intervistë përpara ndeshjes së të martës kundër Danimarkës, e fundit për Grupin C, Pogba ka deklaruar:

“Mund të jetë Kupa e Botës e fundit për mua. Unë jam realist. Nuk e dimë nëse do të grumbullohem më, mbase futbollistë të tjerë do të jenë më të mirë se unë. Unë shpresoj që të luaj më shumë. Deri tani e kam patur shansin që të luaj në dy Kupa Bote, ndërsa disa të tjerë vetëm mund të ëndërrojnë që të luajnë në një.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb