Nuk ka asnjë ofertë për Paul Pogba. Këtë fakt e bën të ditur gazeta angleze “Daily Mail”, që shkruan se për momentin Manchester United nuk ka asnjë propozim konkret për mesfushorin francez.

“Oktapodi” po shkon drejt skadimit të kontratës dhe, duke përjashtuar kthesat e papritura, nuk do të rinovojë. Tre klubet që kërkojnë shërbimet e Pogba, Juventus, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain duket se janë të gatshëm të presin verën për ta marrë atë si transferim falas.

Kjo pa pasur nevojë të paguajnë për kartonin te “Djajtë e Kuq” në merkaton e dimrit. Në këtë sezon deri më tani Pogba ka luajtur 13 ndeshje dhe ka dhënë 7 asiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb