Paul Pogba ka rrëfyer se kishte filluar të mendonte për shumë gjëra para se të kthehej në islam dhe të bëhej më i qetë përbrenda. Futbollisti francez, i cili në bëri një pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk është rritur si mysliman, edhe pse nëna e tij e praktikon islamin.

Mirëpo, pasi kishte kaluar një periudhë të vështirë, ylli i Manchester Unitedit vendosi ta studionte fenë dhe të ndiqte shumë miq të tij duke u kthyer në besim. Pogba thotë se vendimi për t’iu përkushtuar fesë e ka bërë atë person më të mirë, shkruan Daily Mail.

Gjatë një interviste për The Times, mesfushori është pyetur se çfarë kuptimi ka për të të qenit mysliman: “Është gjithçka. Është ajo që më bën falënderues për gjithçka”.
“Më ka bërë të ndryshoj, t’i kuptoj gjërat në jetë. Më duket se më ka bërë më të qetë përbrenda. Ishte një ndryshim i mirë në jetën time, sepse nuk kam lindur mysliman, edhe pse nëna ime ishte (myslimane). U rrita thjesht ashtu, duke pasur respekt për të gjithë”.

“Islami nuk është imazhi që e shohin të gjithë – terrorizmi… Ajo që dëgjojmë në media, është diçka krejt tjetër. (Islami) është diçka e bukur. Duhet ta njohësh. Cilido mund ta gjejë veten të lidhur me islamin”, ka thënë Pogba.

Gjatë muajit të Ramazanit, 26-vjeçari së bashku me mbrojtësin e Chelseat, Kurt Zouma, bënë pelegrinazh në Mekë. Kjo nuk ishte hera e parë që ai e vizitonte Qaben, pasin e ka bërë edhe në të kaluarën.

I pyetur se pse vendosi të bëhej mysliman në të njëzetat, Pogba, i cili nuk konsumon alkool dhe e ka një fëmijë me të dashurën Maria Salaues, ka thënë: “Ndodhi (në atë periudhë), sepse kam shumë miq myslimanë. Flasim vazhdimisht. E pyesja veten për shumë gjëra, pastaj fillova ta bëja kërkimin tim personal”.

“U luta njëherë me miqtë e mi dhe u ndjeva ndryshe. U ndjeva vërtet mirë. Që nga ajo ditë, vazhdova. Duhet të lutesh (falesh) pesë herë në ditë, (namazi) është një nga shtyllat e islamit. Është diçka që bëhet”, ka thënë francezi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: