SHBA-Në Flushing Meadows Corona Park, në Queens të New York, është mbyllur turneu i lamtumirës në skenë, live, për Paul Simon.
Në skenë ai ka marrë dorë për dore spektatorët në një udhëtim të gjatë 50 vjeçar të karrierës së tij në 26 këngë.

‘Jemi vetëm 20 minuta me bicikletë nga vendi ku jam rritur’, ka thënë artisti, përpara se të mbyllte performacën e tij të paharrueshme ‘The Sound of Silence’.

Muzikanti 76 vjeçar ka treguar nga skena për publikun: ’Mendoj se është më shumë fat se koencidencë të jap spektaklin tim të fundit në Flushing Meadows Corona Park të New York. Kur isha fëmijë do të kisha lëvizur nga shtëpia ime në këtë park për 20 minuta’.

Dhe më pas i ka përshëndetur të gjithë duke thënë: “Kjo është më shumë një mirupafshim se një lamtumire. Faleminderit të gjithëve që ishit prezent, u kënaqa pa masë”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb