“Dritare me Rudinën” ka mbyllur ciklin e emisioneve politik të saj, për t’ia kushtuar këto puntata të korrikut, turizmit. Studio e emisionit u zhvendos këtë të martë nga Neës24, në ambjentet e “Prestige Resort” në Golem.

Drejtori i Përgjithshëm Detar Paulin Ndreu tha se janë marrë masa për mbarëvajtjen dhe sigurinë më të madhe në bregdetet shqiptare.

“Ne kemi vendosur standarde  dhe fokusi ynë, në bashkëpunim me Bashkitë. Kemi 3 vjet që të arrijmë standarde. Sot kemi një det që është me shumë njerëz. Ka trafik detar për Shqipërinë, sepse biznesi është rritur. Siç dikur ka qenë që shqiptarët iknin për të blerë makina, sot shqiptarët vrapojnë mjete lundruese. Kemi 2000 mjete lundruese. Sot kemi 200 motora uji. Adrenalina e detit është e madhe”, tha Ndreu.

Paulin Ndreu theksoi se Durrësi dhe Vlora janë dy destinacione turistike të jashtëzakonshme.

Në Vlorë janë shtuar me ritme të jashtëzakonshme mjetet turistike. Cdo ditë nga Porti i Vlorës dalin 2000 deri në 3000 persona. Shqipëria ka asq shumë b ukuri natyrore, sa nuk mund të arrijmë dot kohën fizike që të shijojmë të gjitha. Ne bëjmë të gjithë patrullimin e zonës. Ne kemi nxjerrë çdo vit udehëzime të reja. Ne kërkojmë standarde. Ajo që ne duam është siguria e njerëzve. Ka pasur edhe ngjarje të rënda, por me masat që kemi marrë, janë minimizuar rastet. Një prej kalave do bëhet një pikë destinacioni vetëm për krocerat”, deklaroi ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb