Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të fortë në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Idrizi shkruan në “Facebook” se “Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”.

Mesazhi i Idrizit:

Të zgjojmë tani ndërgjegjen dhe detyrimin kombëtar! Forca Shengeni Kuq e Zi!
Sot është dita e Pavarësisë së Kosovës, por Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Në fakt, ne nuk presim që atyre që i vënë tra dhe i ngrenë taksat Kosovës, që heqin nga programi i qeverisë Çështjen Çame, t’iu zgjohet ndërgjegjja kombëtare!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb