Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ditën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shpreh se puna dhe festa duhet të shkojnë gjithmonë bashkë.

Gjatë mbledhjes së sotme, Kurti tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, duke u shprehur: “pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës, e jo përmes rrugëve të shkurta që premtohen nga njerëz jo serioz”.

Më tej ai foli edhe për qytetarët e vendit të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme për një jetë më të mirë.

“Ata punojnë këtu, por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb