SHKUP

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka uruar Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti shkruan se gjatë 29 viteve të shtet-ndërtimit, rruga ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Postimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti:

Në 29 vite shtet kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, e megjithatë edhe më tej ndodhemi para sfidave të mëdha.

Është detyrë e jona që këto sfida,një nga një, ti zgjidhim sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe e prosperitet.

Urime ditën e pavarësisë së Maqedonisë së veriut dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve, por edhe miqve ndërkombëtarë që janë me ne e pran nesh në rrugëtimin tonë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb