Studentët në kryeqytetin e Kievit do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën ditën e sotme, përmes mësimit në distancë në internet.

Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen e shkollave dje, duke thënë se kurset do të “përshtateshin më shumë me kushtet aktuale…duke përdorur platforma të ndryshme arsimore”, raporton BBC.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake. Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë”, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga vendi gjatë luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb