Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin do të vazhdojë siç është planifikuar, pavarësisht nga tensioni lidhur me ndërhyrjet e pretenduara të Moskës në zgjedhje, konfirmon Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen të hënën në Helsinki për një takim të nivelit të lartë që po pritet me shumë interes, në anën tjetër të Balltikut Estonia po e ndjek zhvillimin e ngjarjeve me shqetësim në rritje.

“Mbetet në fuqi,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Por ka zëra se takimi do të anullohet pasi SHBA akuzuar 12 oficerë të inteligjencës ruse për ndërhyrje të zgjedhjeve.

Nga ana e saj, Rusia tha se ‘ishte në kërkim të takimit’.

“Ne e konsiderojmë Trump një partner negociator,” tha këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov. “Gjendja e marrëdhënieve dypalëshe është shumë e keqe. Ne duhet të fillojmë t’i rregullojmë ato.”

Njoftimi se rusët ishin akuzuar për sulme ndaj zyrtarëve demokratë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 nxitën një luftë të ndezur midis Uashingtonit dhe Moskës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: