ATHINË-Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka qenë sërish i ashpër në qëndrimet e tij politike ndaj Maqedonisë, duke thënë se “në mënyrë cinike e falsifikon historinë”.

Teksa ishte i pranishëm në qytetin verior grek Negush, Pavlopulos presidenti tha se vetoja greke lidhur me qasjen e Maqedonisë në NATO dhe në Unionin Evropian është vendosur dhe për atë nuk mund të negociohet.

“Falsifikator cinik të historisë, të cilët për fat të keq janë trashëgues dhe ndjekës të kulturës dhe regjimit totalitar që u dëshmua edhe me sjelljen e paradokohshme brutale ndaj refugjatëve, nuk mund të shtiren se janë miq të Greqisë edhe më tepër, është e pakuptimtë të mashtrojnë se qëndrimet e këtilla mund të përfshihen në BE dhe në NATO. Vetoja greke është vendosur edhe për atë nuk mund të negociohet”, deklaroi Pavlopulos.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: