Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka shfrytëzuar paradën ushtarake të zhvilluar në Athinë me rastin e 195-vjetorit të Revolucionit grek të vitit 1821, për t’i bërë thirrje BE-së, që të trajtojë siç duhet krizën e refugjatëve.

Pavlopulos i bëri thirrje BE-së që me refugjatët të tregojë sjellje sipas kulturës shpirtërore, politike dhe juridike. Ai kërkoi që vendet e BE-së, të izolojnë zërat ekstreme dhe fobinë ndaj të huajve.

Kryeministri Tsipras në ditën kombëtare të Greqisë shkroi se “Revolucioni grek është fryt i vlerave të lirisë dhe drejtësisë dhe gjithmonë na frymëzon”. 25 marsi është data e fillimit të revolucionit grek, kur Greqia nisi luftën kundër pushtimit otoman, luftë që përfundoi me pavarësinë e Greqisë në vitin 1831.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb