Lautaro Martinez, Miral Pjaniç, Nejmar? Shumë emra janë lakuar për një kalim të mundshëm te Barcelona këtë verë, por duket se katalanasit e kanë portofolin bosh… Lajmin e konfirmon ESPN, që raporton se klubi katalanas nuk ka një situatë të mirë financiare për shkak edhe të koronavirusit.

Ndaj nëse Lautaro Martinez, ëndrra e madhe e kësa vere, apo boshnjaku i Juves do të mbërrinin vërtet në Katalonjë këtë verë, kjo do të ndodhte vetëm nëpërmjet shkëmbimeve të lojtarëve. Në rastin e Pjaniçit, Barça propozoi Artur dhe Juvja ishte dakord, por braziliani nuk pranoi transferimin, ndërsa emrat e tjerë si Vidal, Rakitiç, Firpo apo Rafinja nuk i kanë bindur bardhezinjtë.

Për Lautaron problemi qëndron ndryshe. Për shkëmbim lojtarët as që bëhet fjalë pasi Interi ka deklaruar se sulmuesi argjentinas do largohet vetëm nëse paguhet me para të thata dhe jo me pedana teknike. Por Barcelona ato para nuk i ka dhe i ka hedhur sytë nga shitjet, ku më e rëndësishmja duket se është e lidhur me fatin e Filipe Kutinjos.

Gjithsesi, Barça do të dëgjojë ofertat për të gjithë lojtarët që ka në grup me shpresën për të siguruar paratë e nevojshme. Vetëm tre janë emrat jashtë merkatos: Mesi, De Jong dhe Ter Shtegen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb