Stina e vjeshtës tashmë ka trokitur. Njerëzit i janë rikthyer me intensitet shkollës, punës dhe jetës së përditshme familjare.

Po a ka strehë më të mirë se librat, për të ndryshuar për një çast monotoninë e ditës, për t’u zhytur në magjinë e kohërave të kaluara dhe për të përjetuar çaste të përshkruara nga pena e shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë?

Gjithashtu, edhe studiuesit, nxënësit e studentët, që kërkojnë të thellojnë dijet e tyre dhe që janë në kërkim të librit të duhur dhe që shpeshherë hasin vështirësi në të gjetur atë që kërkojnë dhe s’dinë ku të orientohen, a nuk do ta kishin lehtësim të madh që të kishin një larmi zgjedhjeje?

Për fat të mirë, tani për të gjithë dashamirësit e librit paraqitet një mundësi unike, një event që vjen me një format si asnjëherë më parë.

Në fakt, për herë të parë në TEG, sot, nesër dhe pasnesër, organizohet “Pazari i Librit”, një event i dedikuar për të gjithë lexuesit e apasionuar dhe adhuruesit e letërsisë.

Brenda këtij pazari do të jetë e mundur të gjendjen një gamë të gjerë botimesh; që nga librat artistikë, akademikë e profesionalë, deri tek librat për fëmijë e kuzhinë.

Titujt më të mire do të jenë të mundur të blihen me çmime fantastike që do të kenë ulje deri në 70%, ndaj ky do të jetë një rast për të mos u humbur për t’i bërë vetes, familjes, apo miqve dhuratën më të çmuar, një libër!

Pajisjet elektronike mund të ofrojnë mundësinë për të lexuar libra në to, por kurrë nuk do të mund të zevendësojnë formën klasike të të lexuarit dhe kënaqësinë e veçantë e të mbajturit një libër në duar.

Mos mungoni!
TEG. Be happy!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb