Interi më në fund ka gjetur recetën e fitoreve. Skuadra e drejtuar nga Spalleti duket se i fiton të gjitha takimet në minutat e fundit dhe njëjtë si me Tottenham-in, ku shënuan 2 herë në 5 minutat e fundit, edhe kundër Sampdorias Interi e ka siguruar fitoren në limitet e takimit. Në minutën e 94-ërt mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i njohur nga tifozët zikaltër si “EpicBrozo”, ka qenë njeriu që i ka dhënë fitoren të besuarve të Spalletit, një fitore shumë e rëndësishme për ecurinë e skuadrës. As këtë herë nuk ka munguar prania e VAR-it dhe në takimin e sotëm, janë anuluar tre gola, dy gola iu anuluan Interit dhe një gol Sampdorias. Në përgjithësi kjo ishte një ndeshje e mirë për Interin, që duket sikur më në fund e ka gjetur ritmin e duhur. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb