Një natë e çmendur në San Siro. Interi arrin të barazojë rezultatin në kohën shtesë ndaj Empolit dhe shmang një humbje zhgënjyese. Serinë e golave e hapi sulmuesi kilian Sanchez.

Shtatshkurti, realizoi sapo u fut në fushën e lojës, pasi një dëmtim i Correa, detyroi Inzaghin të bënte një zëvendësim të detyrueshëm. Pjesa e parë do të përfundonte me rezultatin 1-0, për të nisur me të 2-ën, e cila do të fliste në favor të Empolit.

Ishte shqiptari Nedim Bajrami ai që do të realizonte me të tijtë. Madhështinë këtij goli, veçse barazimit, do ia shtonte edhe festimi me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Pak minuta më vonë, Empoli do të kalonte në avantazh, ku një top i devijuar në zonë do të kthehej në autogol nga portieri i Interit Radu. Ku u mendua se zikakltërit do të merrnin një tjetër rezultat zhgënjyes pas barazimit me Atalantën në Bergamo, mendoi Ranocchia. Mbrojtësi ka shënuar në minutën e 92-ë, duke bërë që sfida të vendoset në kohën shtesë ose nga pika e bardhë e penalltisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb