NGA: Brikena Metaj
GJIROKASTER- PBDNJ dhe MEGA do të bashkohen për çështjet e përbashkëta etnike dhe politike. Vendimi është bërë i ditur gjatë takimit të organizuar në Dervician të Gjirokastrës me rastin e 27-vjetorit të krijimit të organizatës “Omonia” (Bashkimi Demokrat i Minoritetit Grek). Leonidha Papa drejtues i OMONIAS akuzoi partitë e mëdha shqiptare se janë përpjekur të bëjnë pjesë të interesave të tyre elektoratin e minoritetit duke i mënjanuar kështu nga çështjet etnike që i bashkojnë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Në qendër të diskutimeve gjatë këtij aktiviteti ka qenë pjesëmarrja më e gjerë e organizatës OMONIA në zhvillimet politike si dhe orientimi i ardhshëm politik i organizatës kryesore të grekëve që gjendet në themelet e PBDNJ.

Takimi ka analizuar qëndrimin e organizatës lidhur me problemet e ngritura prej minoritetit grek për toponimet, çështjet e pronësisë për popullsinë minoritare apo dhe çështjen e censusit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: