Dega e PBDNJ-së dhe e OMONIA-s Himarë kanë bërë sot një denoncim publik, duke deklaruar se në zonën bregdetare të Livadhit po ndërtohet një objekt në mënyrë të paligjshme.

Sipas PBDNJ dhe OMONIA-s, që ka publikuar edhe foto, për zonën e Livadhit nuk ka studim urbanistik dhe dokumentacioni është i falsifikuar.

“Në një kohë që Kryetari i Bashkisë Himarë Z. Goro i përkushtuar në zbatimin e projektit të Z. Rama për dhunimin dhe rrëmbimin më çdo formë e mënyrë të pronës së ligjshme të Himarjotëve ditët e fundit po tentohet fillimi i punimeve për ngritjen e një objekti të pa ligjshëm në zonën e Livadhit. Megjithëse nuk ka studim urbanistik për Livadhin dhe pavarësisht dokumentacionit të falsifikuar, në shkelje flagrante Bashkia e Himarës jo vetëm që ka lëshuar leje ndërtimi të pa ligjshme por me strukturat e saj dhe në veçanti Policinë Bashkiake kërkon të behet garante e këtij projekti.
I drejtohemi edhe njëherë opinionit vendas po edhe faktorit ndërkombëtar të kthejë vështrimin nga aktet e përditshme të realizimit të planit të Z. Rama që ka për synim ekskluziv tjetërsimin e statusit pronësorë në zonën më të gjerë të Bashkisë së Himarës në dëm të banorëve vendas që janë edhe pronarët e ligjshëm”, deklaron PBDNJ e OMONIA.

Ky denoncim është në vijim të deklaratave të këtyre dy subjekteve për çështjen e pronave në Himarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb