TIRANË- Vdekja tragjike e foshnjës rome në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë reagimin e klasës politike dhe opinionit publik në vend. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut akuzon drejtpërdrejt qeverinë për vdekjen e foshnjës.

“PBDNJ shpreh dhimbjen dhe indinjatën e thellë për humbjen e jetës së një tjetër foshnje të pafajshme nga komuniteti rom. Kjo ndodh si pasojë e dështimit te strategjive fjalëmëdha por boshe të qeverisë  dhe strukturave të saj përgjegjëse,  të cilat  nuk mund ti garantojnë një foshnje të drejtën themelore të jetës. I drejtohemi qeverise përsëri dhe përsëri  për veprim të menjëhershëm, drastik dhe rezultativ sepse krahas pasojave të rënda, deri në humbje jetësh të pafajshme, të politikave të veta të dështuara, rrezikon t’u faturoje në mënyre krejtësisht të pamerituar shoqërisë dhe qytetarëve edhe mungesën e humanizmit bazik”, thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: