TIRANE – Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se ka bllokuar regjistrimin nga KQZ të 6 partive aleate të demokratëve për zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD thekson se KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike”. Demokratët shprehen të vendosur ta apelojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

“Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike. I braktisur, i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht, ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar. Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor. Urdhri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor. Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës.”- thuhet në deklaratën e PD-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: