Me një shprehje të studentëve të dhjetorit, Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Partia Demokratike është thirrrur përsëri në skenën e kohës për të hapur një faqe të re të përparimit, zhvillimit, punës, mireqënies, dinjitetit, kulturës, rifitimit të shijes së të jetuarit, forcimit të  lidhjeve  fizike e shpirtërore të  çdo shqiptari me  atdheun, me Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ne na ra shorti të jetojmë një periudhë të vështirë kur po tentohet vënia në pikpyetje e demokracisë përmes minimit të saj, duke dashur ta tregojnë të dobët e të mbaruar përkundrejt regjimeve autokratike-totalitare, që nuk bëjnë zgjedhje të lira, që kontrollojnë lirtitë dhe i shtypin ato.

Vendet e lira të Perendimit dhe mbarë botës janë bashkuar për mbrojtjen dhe rikthimin   në piedestal me gjithë vitalitetin e saj të pashterrshëm të pasurisë më të madhe politikë që të njerëzimit që është demokracia.

SHBA i prijnë kësaj aleance fitimatre.

Partia Demokratike është krenarisht pjesë e saj.

Partie Demokratike i prin këtu në Shqipëri mbrojtjes së demokracisë nga çdo formë e minimit të saj.

Demokracia do vazhdojë të jetë e para, do të vazhdojë të jetë ylli polar për ne.

Ky është horizonti i ri që hapet si asnjëhërë tjetër për fitoren tonë.

Partia Demokratike është thirrrur përsëri në skenën  e kohës për të hapur një faqe të re të përparimit, zhvillimit, punës, mireqënies, dinjitetit, kulturës, rifitimit të shijes së të jetuarit, forcimit të  lidhjeve  fizike e shpirtërore të  çdo shqiptari me  atdheun, me Shqipërinë.

Fitorja jonë është e shkruar në vendosmërinë për t’i bërë fjalët akte, vepra. Për demokratët, përfshirë ata që dëshpërimi u ka errësuar përkohësisht gjykimin, për qytetarët dhe me qytetarët shqiptarë, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE.

Ky Kuvend është mbledhur për të treguar rrugën.

Ne do të ecim në këtë rrugë. Ne do të zgjedhim të ardhmen. Rroftë Partia Demokratike. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: