Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Dibrës, ku ka prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, mbajti fjalën e tij përshëndetëse, ku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, që më 11 maj të votojnë numrin 1 për të shpëtuar Shqipërinë, siç u shpreh ai.

“Do të votojmë kundër urrejtjes që ka instaluar Rama në politikën shqiptare,” – theksoi ai.

Besim Ndregjoni: Viti 2005 dhe viti 2025 kanë një të përbashkët të madhe: Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë. Historia po përsëritet dhe ne jemi gati të shkruajmë kapitullin e ri!

Si dibran, si bir i veriut, i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë së ndershme, i bëj thirrje çdo shqiptari që e do këtë vend: më 11 maj, të gjithë bashkë votojmë numrin 1! Votojmë kundër urrejtjes dhe përçarjes që ka mbjellë Edi Rama në politikën shqiptare. Votojmë për vlerat konservatore, për bashkimin me aleatët tanë strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.

Veriu, jugu, lindja e perëndimi të gjithë së bashku për një Shqipëri që i kthehet shpresës dhe dinjitetit. Rrofshin shqiptarët kudo që janë! Më 11 maj, le të nisim vallen nga Dibra dhe ta përfundojmë me fitore në zemër të Tiranës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb