Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se banorëve të Pezë Helmësit po iu dëgjohet zëri pas denoncimeve që ata kanë bërë në lidhje me mbarë-vajtjen e mësimit.

Zhupa sqaron se shkolla në Pezë Helmës ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërsa Bashkia Tiranë ka kthyer sytë nga institucioni arsimor dhe ka hapur atë, vetëm pasi banorët kanë protestuar.

Për Zhupën, zgjidhja e këtij problemi pas protestave dhe denoncimeve, bën që banorët e këtyre zonave të shkojnë në shkollë në Pezë Helmës dhe jo në Vaqarr, ku bëhet mësim me 4 turne.

https://www.facebook.com/100024358483872/videos/836019677219974/?extid=ZbWOexMC2GLFgui6

Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:

Jam e lumtur që mundem ti ndihmojmë tju dëgjohej zëri banorëve të Pezë Helmes dhe të kthente sytë Bashkia Tirane që e ka për detyrë për ti gjetur zgjidhje.

Nga e hëna fale protestes, nxënësit e Pezë Helmes kanë një zgjidhje të përkohshme ne shkollën “Vellezerit Kajtazi” dhe jo me 4 turne si në Vaqarr që ju kishin dërguar orarin dhe ndarë klasat.

I kishte lënë në harresë Bashkia Tiranë dhe u kujtua vetëm pasi shkuam ne edhe i takuam dhe ngritën zërin banorët për të kërkuar të drejtat e tyre.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: