TIRANË-Kreu i departamentit të emigracionit në PD, Bardh Spahia shprehet se ambasada shqiptare në Itali lobon për ministrat e kryesisht për atë të Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas Spahisë, kjo ambasadë është vënë në shërbim të politikës duke reklamuar anëtarësimet e PS dhe Bushatin që shpërndan këto aktivitete.

“Te nderuar miq.
Duket qarte se skandalet e Rilindjes nuk kane fund.
Kete here kryeministri i vendit vuri nen dispozicionin e tij ambasadat shqiptare jashte vendit qe te promovojne takimet partiake te ministrit te jashtem. Ambasadat edhe konsullatat pas skandaleve te turpshme te KORRUPSIONIT, emerimeve nepotike dhe partiake pa asnje lloj kriteri, tashme nuk vihen ne sherbim te bashkekombasve tane jashte vendit dhe nuk kryejne detyrat diplomatike per te cilat jane caktuar, por jane kthyer ne qendra elektorale te cilat promovojne anetaresimet ne PS.
Ambasadat nuk jane te te majteve dhe as te djathteve, por te shtetit shqiptar…
Te dashur qytetare, ju mund te kuptoni vete tani arsyen se perse Edi Rama insiston te votojne emigrantet tane pikerisht ne ambasada.
Ambasadat dhe perfaqesite tona diplomatike jane kthyer ne zyrat elektorale te Partise Socialiste dhe me pas do te jene ato qendrat e votimit per emigrantet tane qe jetojne jashte.
Kjo qeveri duhet ndalur!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: